Ministri Çeku: Të tilla festivale si ‘Hardh Fest’ po i japin gjallëri gjithë vendit

4 Shtator, 2022 - 11:26 pm

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku së fundmi ka vizituar festivalin ‘Hardh Fest’ me ç’rast ka takuar shumë qytetarë dhe ka shijuar rrushin e verën cilësore që iu është ofruar nga prodhuesit vendorë, përcjell KultPlus.

“Të tilla festivale po i japin gjallëri gjithë vendit”, ka shkruar ai.

Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:

Një e diel shtatori, ideale për të kaluar ditën në vreshtat e Rahovecit. Periudha e vjeljes së rrushit të shijshëm të kësaj zone.

Sot bashkë me kryeministrin Kurti ishim në ditën e fundit të festivalit Hardh Fest. Takuam shumë qytetarë dhe shijuam rrushin e verën cilësore që na ofruan shumë prodhues vendorë.

Hardh Fest edhe këtë vit ofroi program fantastik. Aktivitete për fëmijë, vizita në asete të trashëgimisë kulturore për turistë, program të pasur kulturor e artistik e promovim të kulturës së rrushit, duke tërhequr kështu çdo vit e më tepër vizitorë.

Të tilla festivale po i japin gjallëri gjithë vendit. / KultPlus.com

Të ngjajshme