Ministria e Kulturës hap thirrjen për botimin dhe blerjen e revistave dhe librave

28 Janar, 2021 - 3:20 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur thirrjen publike për botimin e revistave, përkrahje financiare për botimin dhe blerjen e librave, shkruan KultPlus.

“Mund të përkrahen revistat që kultivojnë vlera letrare, artistike e kulturore”, thuhet në shpalljen e Ministrisë.

Në anën tjetër, për përkrahjen financiare të botimit të librave përmendet se veprat duhet të jenë krijimtari letrare e Kosovës, përkthime të veprave  kulmore  të letërsisë së huaj ose kompletet e veprave të zgjedhura të autorëve të spikatur.

Për sa i përket blerjes së librave, ato duhet të jenë vepra letrare, kulturore, artistike kombëtare, përkthime të cilat paraqesin arritje të përgjithshme artistike, vepra të botuara në dy vitet e fundit nga botues të regjistruar në Republikën e Kosovës.

Konkursi për këto tre shpallje publike do të qëndroj i hapur deri më 3 mars 2021.

Shpalljen mund ta gjeni këtu: https://www.mkrs-ks.org/?page=1%2C114&fbclid=IwAR0L7Y2qv6pL3RmSeM8EmxAaU0nt___4zmv_8tD81hql7NSqoKh93h_33T8 / KultPlus.com

Të ngjajshme