Ministria e Kulturës në Shqipëri argëton fëmijët nga shtëpia përmes lojës dhe objekteve historike

22 Mars, 2020 - 1:58 pm

 Ministria e Kulturës i ka bërë ftesë të vegjëlve, të apasionuar të historisë të bëhen pjesë e lojës së skicave.

Ministria e Kulturës, përmes publikimi të një skice, i ka bërë ftesë të vegjëlve, të apasionuar të historisë të bëhen e pjesë e lojës, duke e ngjyrosur.

“Të dashur miq të vegjël të Muzeut Historik Kombëtar, Ju ftojmë të argëtohemi së bashku për të kaluar sa më mirë këto ditë të vështira. Shkarkoni skicën e objektit dhe ngjyroseni sipas fotos origjinale të objektit. Presim me mesazhe foto të punimeve tuaja :)”,- thekson Ministria e Kulturës. /atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme