Ministrja Margariti mesazh për ditëlindje aktorit Robert Ndrenika: Urimet më të mira për mjeshtrin e skenës dhe ekranit

10 Janar, 2024 - 8:05 pm

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka kujtuar ditëlindjen e aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika.

“Urimet më të mira për mjeshtrin e skenës dhe ekranit! Edhe 100 të tjera, rrethuar me dashurinë dhe mirënjohjen e çdokujt që ka ndjerë dhe do të ndjejë shijen e artit të vërtetë!”, shkruan Margariti

Robert Ndrenika u lindi në 10-janar 1942 në Vuno. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Ndrenika ka luajtur në shumë produksione teatrale dhe ka interpretuar një gamë të gjerë roleve, duke demonstruar një aftësi të jashtëzakonshme aktoriale. Një nga rolet më të njohura është ai i “Prefektit”

Përveç suksesit në skenën teatrale, Robert Ndrenika ka ndikuar edhe në fushën e kinematografisë shqiptare. Ai ka luajtur në disa filma të suksesshëm dhe ka fituar vlerësime të larta për shpërfaqjen e tij artistike. Rolet e tij të ndryshme dhe aftësitë e tij të shquara janë bërë pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Për të përfunduar, Robert Ndrenika është një nga figurat më të shquara në skenën artistike të Shqipërisë, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e teatrit dhe kinematografisë shqiptare./KultPlus.com

Të ngjajshme