Mirela Kumbaro bën thirrje të bojkotohet festivali “Sanremo”

22 Janar, 2020 - 9:02 am

Festivali “Sanremo” në Itali, që pritet të mbahet në ditët e para të shkurtit, është shoqëruar me mjaft polemika. Shkak për këtë është bërë deklarata seksiste e prezantuesit të njohur, Amadeus. Ky i fundit duke prezantuar të fejuarën e Valentino Rosit, tha se e kishte zgjedhur si partnere në prezantin për faktin se “është e bukur dhe qëndron një hap pas një burri të madh”.

Kjo deklaratë ka irrituar ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila bëri thirrje për ta bojkotuar “Sanremon”. Kumbaro e ftuar në emisionin “Provokacija”, tha se e tmerron fakti që Amadeus i cilëson ato vajza si objekte.

“Mua as nuk më shkon ndërme të gjykoj “Sanremon”. Nuk kam ndonjë problem, unë thjeshtë nuk e ndjek më. Nuk kam kohë t’i ndjek festivalet e gjata. Por nuk është ky shqetësimi im, unë as nuk e gjykoj dhe nuk na takon të gjykojmë një festival italian. Të them të drejtën unë nuk jam shprehur as për festivalet që organizohen në Shqipëri të karakterit të këngës së lehtë, nuk jam profesioniste e asaj fushe, jam një spektatore modeste. Nga ana tjetër nuk bëj gjykim as për këtë zotërinë që nuk e njoh fare. Mua më shokoi deklarata dhe do më shokonte njësoj sikur të ishte bërë në Itali, sikur të ishte bërë në Shqipëri”. /KultPlus.com

Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro duke folur gjate nje konference shtypi ku kane dhene detaje mbi festivalin Kaba 2.0, qe do zhvillohet ne Korce e do marrin pjese grupe te njohura si Fanfara Tirana, Transglobal Underground dhe te ftuar me fame si Vinicio Capossela./r/n/r/nMinister of Culture Mirela Kumbaro speaking during a press conference where they revealed details on the festival Kaba 2.0, to be held in Korca will participate known groups as Fanfara Tirana, Transglobal Underground and global known singer Vinicio Capossela .

Të ngjajshme