Mirror: Sekreti i famë së Rita Orës, motra e saj Elena

6 Shtator, 2020 - 11:38 pm

Tabloidi britanik “Mirror” i ka kushtuar një speciale, jo Rita Orës, por asaj që e gazeta e cilëson si forcën kryesore në famën e Ritës, motrën e saj Elena Ora.

31-vjeçarja ka drejtuar karrierën e motrës që nga fillimet pub-in e babait të tyre e deri në interpretimin e magjishëm të Rita Orës në ceremoninë e dhënies së çmimeve OSCAR e deri tek angazhimi i fundit si gjyqtare në reality shown “Love Island”.

“Disa motra mund të jenë xheloze e sidomos në rastin e motrave Ora, kur Rita ka arritur famë globale dhe me një pasurinë gjithmonë në rritje, por ky nuk është rasti i Elenës”, shkruan “The Mirror”.  Motrat tashmë janë bërë një ekip i frikshëm, duke ndarë një etiketë të fortë pune, talent, ambicie dhe sigurisht pamje mahnitëse.

Në fakt, Elena është arma sekrete e yllit 29-vjeçar që e ka drejtuar ngjitjen e saj në klasifikimet botërore dhe suksesin televiziv.

Elena gjithashtu zbuloi se për pesë vitet e fundit ajo ka qenë duke shkruar një libër për jetën dhe përvojat e saj.

Rita ishte vetëm një vjeç kur prindërit e saj u larguan nga për shkak të luftës në Kosovë, drejt  Mbretërisë së Bashkuar. Besniku i ati drejtoi një pub dhe Vera nëna e saj punoi si psikiatre dhe mjeke e përgjithshme. Vera u kthye sërish në vijën e frontit mjekësor në Mars të këtij , duke mbështetur stafin e A&E gjatë shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Rita filloi të këndonte në sesione live të ndryshme rreth Londrës si dhe në pubin e babait të saj.

Talenti i saj u zbulua nga reperi Jay-Z dhe pjesa tjetër tashmë është histori.  Por suksesi i Ritës ka shkuar përtej industrisë së muzikës falë motrës së saj Elena e cila i ka siguruar marrëveshje fitimprurëse si me shtëpinë gjermane të modës “Escada”, bizhuteritë “Thomas” Sabo dhe këpucarin “Deichmann”.   “Fillova të ndihmoj motrën time, Rita, të kërkojë një menaxher dhe një avokat për ta përfaqësuar atë. Përmes këtij kërkimi ne takuam Sarah Stennett. Në atë kohë isha 19 ose 20 vjeç dhe isha akoma në universitet. Sarah ofroi të më këshillonte ndërsa isha ende duke studiuar. Sapo u diplomova unë u bashkova me ekipin e saj për të ndihmuar në menaxhimin e Rites”, ka thënë për “Mirror” Elena.

“Ne sëbashku kemi arritur shumë gjëra risi në udhëtimin tonë deri më tani – disa prej të cilave kanë qenë ‘të parat’ për një artiste femër në Mbretërinë e Bashkuar” përfundoi Elena. Diaspora Shqiptare

motrat ora7
motrat ora6
motrat ora5
motrat ora4
motrat ora3

Të ngjajshme