Misioni i parë historik drejt Marsit i Emirateve të Bashkuara Arabe udhëhiqet nga një grua

20 Korrik, 2020 - 1:26 pm

Emiratet Arabe kanë filluar me sukses misionin e parë drejt Marsit, kjo pas ngritjes së suksesshme të sondës nga Japonia.  

Sonda e emëruar “Shpresa” u nis nëpërmjet një rakete të tipit H2-A nga qendra hapësinore “Tanegashima” dhe tani është në një udhëtim 500 milion km për të studiuar motin dhe klimën e planetit Mars.

Dy nga përpjekjet e mëhershme për nisjen e sondës gjatë javës së kaluar u desh të anuloheshin për shkak të kushteve jo të favorshme klimatike.

Mbërritja e “Shpresës” në Shkurt të 2021 në Planetin Mars është planifikuar që të përkojë me 50 vjetorin e formimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Udhëheqja e këtij misioni dhe drejtoresha e Këshillit të Shkencëtarëve të Emirateve të Bashkuara, Sarah Al Amiri, u shpreh se ndihet e kënaqur për nisjen e sondës me sukses, duke thënë se ndikimi i këtij projekti në vend do të jetë i njëjtë si ndikimi i misionit “Apollo 11” për Amerikën 51 vjet më parë.

“Ishte një spirancë i një gjeneratë të tërë, që stimuloi të gjithë ata që e shikuan që të shtyjnë më tej dhe të ëndërrojnë më shumë”, tha ajo për BBC News, transmeton KultPlus.

Sonda e Arabisë Saudite është një nga tri misionet e planifikuara për planetin Mars gjatë këtij viti. Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë në fazën e fundit të përgatitjeve për dy misione të tjera.

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë shumë përvojë në hartimin dhe prodhimin e sondave, megjithatë ata kanë filluar përpjekjet për realizimin e një projekti që deri më tani vetëm SHBA, Rusia, Evropa dhe India kanë arritur të bëjnë.

Inxhinierët nga Arabia të mbikëqyrur nga ekspertët amerikanë, arritën të prodhojnë një sondë të sofistikuar për vetëm gjashtë vjet. Kur sonda të arrijë në Mars pritet të sigurojë të dhëna për atë se si Marsi e ka humbur ajrin dhe bashkë me të edhe ujin.

Sonda “Shpresa” vlerësohet si një mjet frymëzimi – si diçka që do të tërheqë shumtë të rijnë në Emirate që të studiojnë shkencat në shkollë dhe ti vazhdojnë ato në studimet e larta.

Sonda është një nga projektet e shumta që qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë se sinjalizon qëllimin e saj për të larguar vendin nga një vartësi në naftë dhe gaz, në një të ardhme të bazuar në ekonomi dhe njohuri. / KultPlus.com

Të ngjajshme