Modelja e njohur shqiptare Elza Rexhi, mbledh para për fëmijët në nevojë

18 Janar, 2020 - 11:03 pm

Modelja shqiptare Elza Rexhi e cila e zhvillon karrierën jashtë trevave shqiptare, është zgjedhur për të qenë finalist e Top Model 2020, shkruan KultPlus.

Përveç këtij suksesi, modelja shqiptare ka treguar edhe anën e saj humane, duke ndihmuar në mbledhjen e fondeve për fëmijët në nevojë.

Ajo po e bën këtë përmes fondacionit në kuadër të Top Model 2020 ‘Public Vote Awards’ përmes së cilit fton të gjithë bamirësit që të kontribuojnë.

Të gjitha paratë e arkëtuara shkojnë direkt për bamirësi. /KultPlus.com

https://topmodel.everydayhero.com/uk/elza-r

Të ngjajshme