Motrat binjake japoneze bëhen multi-milionere falë video-lojërave për gratë

4 Mars, 2021 - 9:35 am

Motrat binjake në Japoni janë bërë multi-milionere me kompaninë e tyre të lojërave kompjuterike.

Kompania e Anna dhe Muzuki Nakajimas është vlerësuar me rreth 141.5 milionë dollarë ndërkohë që ajo krijon lojëra që kanë për cak gratë dhe pothuajse, tre të katërtat e 200 punëtorëve të saj, përbëhet po nga gratë, shkruan BBC.

Lojërat që ato krijojnë përmes kompanisë së tyre përfshijnë edhe lojërat e famshme si “Stand My Heroes” dhe “Promises of Wizard”, dhe mund të shkarkohen pa pagesë.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i lojërave të krijuara në Japoni e të specifikuara për gratë është rritur në këtë vend, ndër vite. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme