займ на карту онлайн потребительский кредит

MPBA-ja apel qytetarëve: 1 Majin festojeni në shtëpi ose dënoheni

30 Prill, 2020 - 1:21 pm

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që me rastin e 1 majit, të vazhdojnë të respektojnë vendimin për kufizim të lëvizjes të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

“Dëshirojmë të ju rikujtojmë se vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës, për mbylljen e parqeve dhe të gjitha hapësirave publike dhe nuk do të lejohet grumbullimi i qytetarëve në masë”, thuhet në njoftimin e MPBA-së.

Ata kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarë dhe kanë paralajmëruar dënime.

“E kuptojmë shumë mirë situatën lidhur më 1 majin, që në vendin tonë është edhe si traditë dalja masive e qytetarëve, megjithatë kërkojmë mirëkuptimin tuaj, që edhe kësaj radhe të mos dilni dhe të zbatoni vendimet e Qeverisë, në të kundërtën do të dënoheni sipas dispozitave ligjore në fuqi”, është thënë në komunikatë. / KultPlus.com

Të ngjajshme