Mund të më qëllosh me fjalët tua, mund të më mbytësh me urrejtjen tënde, por sërish, ashtu sikur ajri, unë do të ngritem

4 Prill, 2021 - 11:28 am

Në vazhdim po ju paraqesim 10 citatet nga 10 gra që kanë bërë historinë.

Maya Angelou, Poete, aktiviste për të drejtat civile

“Mund të më qëllosh me fjalët tua. Mund të më godasësh me shikimin tënd. Mund të më mbytësh me urrejtjen tënde. Por sërish, ashtu sikur ajri, unë do të ngritem”, Maya Angelou

Coretta Scott King, autore, aktiviste, lidere e së drejtës civile

“Femra, nëse shpirti i kombit duhet shpëtuar, atëherë besoj se ju duhet të bëheni shpirti i tij”, Coretta Scott King.

Linda Sarsour, avokate e së drejtës civile

“Nëse jeni në ndonjë lëvizje dhe nuk jeni duke ndjekur një grua me ngjyrë, atëherë i takoni lëvizjes së gabuar”

Frida Kahlo, piktore, feministe

“Asgjë nuk ëshë absolute. Çdo gjë ndryshon, lëviz, rrotullohet, fluturon dhe në fund ikën”, Frida Kahlo

Sylvia Plath, poete, shkrimtare

“Mora një frymëmarrje të thellë dhe dëgjova mburrjen e brendshme të zemrës sime. Unë jam, Unë jam, Unë jam…” Sylvia Plath

Shirley Chisholm, femra e parë për nominim presidencial të Partisë Demokratike

“Tani, vendi ynë ka nevojë për idealizmin e femrave dhe vendosshmërinë e tyre, ndoshta më shumë në politikë se sa në sfera tjera”, Shirely Chisholm

Hillary Clinton, kandidate presidenciale, sekretare e shtetit

“Dedikuar të gjitha femrave që janë duke parë këtë, kurrë mos dyshoni, kini besimin se jeni të vlefshme dhe të fuqishme, dhe meritoni çdo shansë dhe mundësi në botë ëpr të arritur qëllimet dhe ëndrrat tuaja”, Hillary Clinton

Alicia Garza, aktiviste, themeluese e lëvizjes mbi jetën e personave me ngjyrë

“Sot, fuqia e personave me ngjyrë, është duke transformuar demokracinë, por ne nuk mund ta bëjmë këtë vet. Na nevoiten menduesit më të ndritur, strategjikë, kodues, ekspertë, për të shfrytëzuar të gjitha mjetet që i kemi në ndërtimin e një bote që dëshirojmë ta shohim. Një botë ku jeta e personave me ngjyrë mirret parasysh, një botë ku jeta e të gjithë njerëzve është e njëllojtë”, Alicia Garza

Malala Yousafzai, aktiviste mbi edukimin e femrave, fituese e çmimit Nobel

“Ja çfarë po më thotë shpirti: Krijo paqe dhe duaj gjithkënd”, Malala Yousafzai

Cecile Richards, aktiviste pro të drejtave të abortit, planifikimit familjar

“Sot, është më mirë të jesh një korporatë se sa një femër para gjykatës supreme”, Cecile Richards.

Të ngjajshme