Mungesa e stafit, shkaktohet kaos me valixhe ne aeroportin e Londrës

18 Qershor, 2022 - 12:30 pm

Mungesa e stafit në aeroportin Heathrow të Londrës, e kombinuar me një problem të sistemit të bagazheve krijoi një koas me valixhet.

Skenat kaotike me qindra valixhe të grumbulluara jashtë terminalit në aeroportin më të ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar, regjistroi një reporter i Sky News.

“Kishte grupe valixhesh pa pronarë të grupuar rreth rripave të ndryshëm transportues,” tha Deborah Hines, e cila i tha stafit të aeroportit se kishte një problem të sistemit të bagazheve.

“Punonjësit dukej se po përpiqeshin t’i rregullonin valixhet pranë shtyllave me shkronjat e alfabetit të ngulur në to, ndoshta do të përputheshin me emrin e pronarit të secilës çantë”, vlerësoi gazetari.

Sipas një zëdhënësi të Heathrow, “kishte një problem teknik me sistemin e bagazheve të Terminalit 2, i cili tani është zgjidhur. Pasagjerët tani mund të bëjnë check-in normalisht, por disa pasagjerë që u larguan nga Terminali 2 më herët sot mund të kenë udhëtuar pa bagazhet e tyre. “Ne punojmë ngushtë me linjat ajrore për të ribashkuar pasagjerët me bagazhet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”

Imazhet e kaosit në aeroportin Heathrow vijnë në një kohë kur disa aeroporte evropiane po përballen me probleme të ngjashme për shkak të politikës së disa kompanive ajrore dhe aeroporteve për të reduktuar stafin e tyre gjatë pandemisë, duke rezultuar në qindra anulime muajin e kaluar.

Gjithashtu të premten, aeroporti Gatwick njoftoi se po reduktonte numrin e fluturimeve ditore në 825 në korrik dhe 850 në gusht. g.v/abcnews/KultPlus.com

Të ngjajshme