Muri i madh amerikan që nuk përfundoi

13 Maj, 2021 - 9:57 am

Zona të mëdha ndërtimi, materiale të hedhura kudo dhe makineri të rënda të braktisura. Kjo është ajo që mbetet përgjatë kufirit mes  SHBA dhe Meksikës gati katër muaj pasi Presidenti Biden urdhëroi të ndalohej e gjithë puna për ndërtimin e murit.

Më shumë se 500 km të murit kufitar u ngritën nën administratën Trump, e cila përfshinte dhe zëvendësimin e qindra kilometrave të rrethimit ekzistues dhe ndërtimin e 100 km të barrierave të reja prej çeliku.

Por Biden, i cili ishte zotuar të mos ndërtonte ‘asnjë centimetër’ nga premtimi kryesor i Trump dhe nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndaloi menjëherë të gjitha ndërtimet kur ai mori detyrën në 20 Janar.

Gati katër muaj më vonë dhe ndërsa Biden përballet me një krizë në rritje të migrantëve, DailyMail.com ka kapur pamje si duken tani pjesë të Arizonës dhe Teksasit pasi vendet e ndërtimit janë mbyllur. / KultPlus.com

Të ngjajshme