Murtezaj nominohet për herë të dytë për çmimin për Ekselencë në Mësimdhënie”

22 Shtator, 2022 - 9:59 pm

Profesori Valon Murtezaj është nominuar për “Çmimin për Ekselencë në Mësimdhënie”, në IESEG një nga shkollat më të mira në botë në fushën e menaxhimit, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë profesori, duke publikuar një postim në “Facebook”.

“Nominimi është mirënjohje në vete, për cilësinë dhe përfshirjen e profesorit në mësimdhënie cilësore dhe në suksesin e studentëve. Sido që të jetë vendimi final, për mua është nderim dhe privilegj jetësor të jem në mesin e profesorëve finalistë në kuadër të programeve të studimeve master (postgraduate), kolegëve e miqve profesorë eminentë të botës në fushat e tyre të shkencës dhe mësimdhënies. Në veçanti falenderoj studentët që vijnë nga të gjitha kontinentet për vlerësimin që më kanë bërë”, thuhet në postimin e tij mes tjerash.

Murtezaj kishte pranuar këtë çmim vitin e kaluar. /KultPlus.com

Të ngjajshme