Muzeu Kariye në Stamboll do të rihapet si xhami

22 Gusht, 2020 - 5:30 pm

Disa javët pas kthimit historik të Ajasofjes në xhami, një tjetër faltore e lashtë në Stamboll është vendosur të rihapet për namaz.

Muzeu Kariye i shekullit të gjashtë, i njohur edhe si Chora, i cili gjendet në rrethin historik Fatih të Stambollit, do të rihapet si xhami, thanë autoritetet.

Një dekret presidencial i botuar në Gazetën Zyrtare të vendit sot anuloi një vendim të kabinetit të vitit 1945 për kthimin e tij në muze.

Struktura e Kariye-s, që daton nga Perandoria Bizantine e shekullit të gjashtë, mbetet e paprekur. Në shekullin XVI, pas çlirimit të Stambollit nga Mehmeti II, kisha ishte shndërruar në xhami.

Brendësia e ndërtesës është e mbuluar me disa nga mozaikët dhe afresket bizantine më të vjetra dhe që kanë mbijetuar më së miri. Ata u zbuluan dhe u restauruan pasi ndërtesa u kthye në muze.

Për shkak të ndalimit të imazheve ikonike në vendet e ku falet namazi, afresket e kishës ishin mbuluar me një shtresë suvaje, ndërsa ishin dëmtuar nga tërmetet gjatë historisë.

Pasi kabineti qeveritar vendosi ta bënte muze në vitin 1945, Thomas Whittemore dhe Paul A. Underwood nga Instituti Bizantin i Amerikës dhe Qendra Dumbarton Oaks për Studime Bizantine sponsorizuan një projekt restaurimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Të ngjajshme