1 Shtator, 2025 - 10:47 pm
Qendra e qytetit të Përrenjasit u kthye në një hapësirë komunitare kulturore, ku kinemaja e hapur verore bëri bashkë prindër e fëmijë.
Aktiviteti u realizua nga “Cool Ambassadors”, në bashkëpunim me bashkinë Përrenjas dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ndau sot fotografi të këtij aktiviteti i cili mundësoi përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve në një eksperiencë të përbashkët artistike dhe argëtuese.
“Ky organizim synoi promovimin e jetës komunitare, ndërveprimin ndërmjet brezave dhe aksesin e fëmijëve në aktivitete kulturore në ambient të hapur”, u shpreh Muzhaqi./atsh/KultPlus.com