Myshteriu zemërgjerë, i lë restorantit 16 mijë dollarë bakshish

26 Qershor, 2021 - 10:24 pm

Një myshteri zemërgjerë pasi mbaroi ushqimin e porositur në vlerë prej 37,93 dollarë, i la restorantit bakshish të majmë në vlerë prej 16 mijë dollarëve.

Fatura për dy hotdog, patate të skuqura, turshi dhe disa pije shkoi në 37,93 dollarë amerikanë, por gjatë pagesës së faturës, një myshteri që mbeti anonim la bakshish 16 mijë dollarë.


“Ai është një lloj njeriu misterioz”, tha banakieri i restorantit. Tutje, ai tha se “Ka kohë që e bëj këtë punë, por kurrë nuk kam menduar se diçka e tillë do të më ndodhte mua”. 

Ndërsa pronari i restorantit fillimisht kishte menduar se ka lexuar faturën gabimisht, pasi bakshishi në këtë vlerë është jashtëzakonisht i rrallë. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme