‘NanoPress’: Shqipëria, destinacioni ideal për pushime edhe në shtator

6 Shtator, 2023 - 9:20 am

Ndërsa nga njëra anë gjejmë lokacione italiane dhe evropiane me çmime të larta, nga ana tjetër ekzistojnë destinacione më të lira dhe ndonjëherë më pak të njohura, që janë ideale për të kaluar pushime relaksuese pa qenë nevoja të zbrazni portofolin!, shkruan në një artikull e përditshmja italiane, “NanoPress”.

Shqipëria, destinacioni i verës ‘low cost’ ka tërhequr një numër të madh turistësh italianë dhe jo vetëm … ka qenë dhe vazhdon të jetë i tillë edhe për Pushimet e Shtatorit.

Shqipëria është një vend plot bukuri, me qytete të bukura dhe fshatra piktoreskë, si dhe me resorte bregdetare vërtet të lakmueshme dhe një det si i Karaibeve, që të lë pa frymë.

Përveç peizazheve vërtet të mahnitshme, ka edhe një jetë nate të gjallë, dhe pavarësisht kësaj, çmimet për të vizituar këtë vend janë të përballueshme.

Prandaj, Shqipëria është një vend i përsosur për të kaluar pushimet tuaja.

Ndër resortet më të bukura bregdetare për t’u vizituar në Shqipëri, ësht Ksamili, i vendosur në bregdetin jugor të vendit.

Kjo qytezë ndodhet pikërisht përballë ishullit grek të Korfuzit, ku mund të gjeni ujëra të pastër kristal dhe gjire magjepsës.

Për ata që kërkojnë pushime relaksuese, fshati i Himarës ofron një det bruz dhe rërë të artë, si dhe shumë plazhe të lira dhe limane të egër.

Një tjetër vend i bukur për turistët është Saranda, një qytet piktoresk me një qendër të gjallë të përshtatshme për argëtim dhe plazhe padyshim që të lënë pa frymë.

Destinacione të tjera bregdetare për të vizituar 

Megjithatë, lista jonë e resorteve bregdetare më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri nuk mbaron këtu.

Në fakt, ndër destinacionet e tjera të paharrueshme për pushime në plazh, është edhe Lukova, një fshat i vogël bregdetar me plazhe të mrekullueshme, i konsideruar ndër më të bukurit në Shqipëri.

Fshati i Dhërmiut është gjithashtu i bukur, i zhytur plotësisht në natyrë dhe me një qendër historike vërtet magjepsëse.

Këtu ka shumë plazhe, të gjitha të mrekullueshme, duke përfshirë disa limane të egër të vendosur mes shkëmbinjve, ku mund të shijoni kontaktin me natyrën.

Shumë i dashur për turistët është edhe Porto Palermo, një qytet që tërheq për kështjellën e tij magjepsëse, por mbi të gjitha për gjiret e tij të pacenuar.

Po aq i bukur është edhe Orikumi, i vendosur në veri, i strehuar në Gjirin e Vlorës, ku frohen pamje dhe limane magjepsëse të rrethuar nga shkëmbinj të lartë.

Për adhuruesit e natyrës dhe aventurave, Kepi i Rodonit është destinacioni i përsosur, është një vend i rrethuar nga natyra dhe me plazhe të bukura.

Së fundmi, për adhuruesit e sporteve ujore, ju sugjerojmë Borshin, një qytet i vogël që ndodhet në jug të vendit./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme