Nanoteknologjia sjell në Tiranë nobelistin e fizikës, Kostantin Novoselov, si ndikon shkenca në zhvillim

16 Tetor, 2023 - 9:39 pm

Laureati i Nobelit në fizikë në vitin 2010 i vlerës, Kostantin Novoselov ka qenë në Tiranë ku ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare Nanoballkan 2023 me 115 ligjërues të shkencës nga Shqipëria që synon paraqitjen e nivelit të kërkimeve shkencore dhe lidhjen mes studiuesve e industrisë.

“Shkenca dhe nanoteknologjia kërkojnë investime të mëdha dhe të kushtueshme dhe është mbresëlënëse vëmendja në zhvillimin e tyre. Të qenit në qendër të Europës dhe të paturit bashkëpunime do të ndihmojnë në zhvillimin e kësaj pjese të shkencës në Shqipëri. Kam rënë dakord që të japim në Singapor disa bursa për shkencëtarë shqiptarë”, tha Kostantin Novoselov.

Autorit të më se 250 punimeve shkencore, lindur në Moskë dhe profesor i fizikës në Universitetin e Mançesterit në Britaninë e Madhe, ju dorëzua certifikata e mirënjohjes nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në vijim ministrja e Bujqësisë Anila Denaj u tregua e hapur për bashkëpunim me akademikët.

Anila Denaj: Nanopesticidet janë element i rëndësishëm që na ndihmon para se të shkojmë te mbetjet dhe përdorimi i nanomaterialeve për të zhvilluar mbrojtjen e bimëve nga dëmtuesit dhe kushtet e këqija të motit, shkruan Balkan Web.

Nanoteknologjia e nanoshkenca janë shkenca e teknologjia e shekullit. Nanoteknologjia është term që përdoret për të përshkruar shkencën, inxhinierinë, teknologjinë e kryer në shkallën nano që është rreth 1 deri në 100 nanometër. 1 nanometër është një e miliarda e një metri. Nanoteknologjia përdoret në disa fusha përfshirë mjekësinë, mjedisin, fizikën, elektronikën, informatikën, etj. Akademia e Shkencave ka ngritur në vitin 2019 njësinë Nanoalb që merret me këtë shkencë./ KultPlus.com

Të ngjajshme