NASA bën histori, lëshohet raketa e parë nga porti hapësinor komercial australian

27 Qershor, 2022 - 3:07 pm

Nasa ka lëshuar me sukses një raketë nga Territori Verior – lëshimi i parë komercial në hapësirë ​​në historinë e Australisë. Raketa do të mundësojë studime astrofizike që mund të ndërmerren vetëm në hemisferën jugore, sipas agjencisë hapësinore.

Pas më shumë se 25 viteve nga porti hapësinor komercial australian u lëshua raketa e parë e NASA-s, duke e kthyer ngjarjen në një moment historik për industrinë hapësinore të vendit. Raketa do të mundësojë studime astrofizike që mund të ndërmerren vetëm në hemisferën jugore, sipas agjencisë hapësinore.

Erërat shqetësuese bënë që numërimi mbrapsht të ndërpritet disa herë përpara se të lëshohej e para nga tre raketat e planifikuara rreth mesnatës së kaluar (ACST) nga Qendra Hapësinore” “Arnhem”.

Kryeministrja e Territorit Verior Natasha Fyles e përshëndeti nisjen si një moment “jashtëzakonisht krenar” për Australinë, duke shtuar se ai u krye me bekimin e pronarëve tradicionalë aborigjenë të rajonit.

“Këtu në tokën Yolngu, të rinjtë mund të shikojnë lart në qiell dhe të dinë se çfarë mund të bëhet. Kur shohim kulturën më të vjetër të gjallë të kombinuar me shkencën e hapësirës, siç kemi këtu, është diçka për të cilën të gjithë mund të reflektojmë dhe të jemi shumë krenarë,” tha Fyles.

Ky është lëshimi i parë i agjencisë hapësinore nga një port kozmik komercial jashtë SHBA-së dhe do t’i ndihmojë shkencëtarët të studiojnë se si drita e një ylli mund të ndikojë në banueshmërinë e një planeti.

Raketa do t’i lejojë shkencëtarët e Universitetit të Miçiganit të masin rrezet X ndëryjore me saktësi dhe të ofrojnë të dhëna të reja mbi strukturën dhe evolucionin e kozmosit./ KultPlus.com

Të ngjajshme