Nata e katërt e festivalit “Varg”, Rita Petro rrëfen mbi lirinë dhe feminizmin

21 Korrik, 2023 - 5:16 pm

Poetja Rita Petro ishte e ftuara e natës së tretë të festivalit “Varg”, në një bisedë mbi lirinë dhe feminizmin në vargjet shqipe.

Në hapësirën e Torrës Veneciane poetja foli për erotikën në vargjet shqipe, si një formë përmes së cilës janë hapur dimensione të reja mendimi.

Fatmir Minguli, Namik Dokle dhe Vladimir Muça kujtuan përmes rrëfimesh një personalitet të lartë të kulturës shqiptare poetin dhe studiuesin Moikom Zeqo.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ftoi të gjithë të apasionuarit e librit të shkojnë në natën e katërt të “Vargut”, ku do të gjejnë poeten Flutura Açka. Më pas do jenë autorët e rinj të Durrësit që do sjellin një mbrëmje të paharruar leximesh.

Ky aktivitet është një nga stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023, organizuar nga Ministria e Kulturës, që çon artin e kulturën atje ku është publiku./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme