6 Shtator, 2025 - 10:40 am
Astrit Koçibelli, një nga emrat më të njohur dhe të dashur të muzikës tradicionale korçare, ka ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës në Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh hidhërimi për humbjen e një prej figurave më përfaqësuese të serenatës korçare.
Koçibelli u bë i njohur për interpretimin e këngëve tradicionale të Korçës, duke sjellë emocionin dhe magjinë e serenatave të vjetra me një stil autentik që preku zemrat e publikut të të gjitha moshave.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai dha një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e muzikës tradicionale korçare dhe mbeti një frymëzim për brezat e rinj të artistëve që synojnë të vazhdojnë këtë trashëgimi të çmuar kulturore./syri/KultPlus.com