Ndahet nga jeta poeti dhe kineasti Petrit Ruka

6 Korrik, 2021 - 9:13 am

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka. Lajmin e kanë konfirmuar miq dhe të afërm të tij në rrjetet sociale.

Ruka u nda sot nga jeta pas një beteje njëvjeçare me një sëmundje të rëndë. Ai është poeti më i shquar i brezit të tij, dhe një skenaristët dhe regjisorët më të mirë të vendit.

Është ndarë nga jeta në moshën  67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka.

Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954.  Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986.

Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.

Ai la pas një sërë veprash si:

  1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.
  2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
  3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
  4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
  5. “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003
  6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
  7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009

Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor./ KultPlus.com

Të ngjajshme