Ndalohen disa persona që tentonin ta vidhnin muralin e Bansky në Ukrainë

3 Dhjetor, 2022 - 4:45 pm

Arrestohen nga policia një grup njerëzish që u përpoqën të vidhnin një mural të artistit të grafitit Banksy nga muri i një ndërtese të shkatërruar nga lufta në Ukrainë.

Ata prenë një pjesë të dërrasës që mbante veprën artistike të një gruaje me maskë gazi, ndërsa policia arrestoi disa persona në vendin e ngjarjes në Hostomel dhe piktura është marrë nga autoritetet. Grafiti ishte një nga disa vepra të krijuara nga artisti britanik në Ukrainë muajin e kaluar, raportojnë mediat e huaja.

“Këto imazhe janë  simbole të luftës sonë kundër armikut. Këto janë histori për mbështetjen dhe solidaritetin e gjithë botës së qytetëruar me Ukrainën. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur këto vepra të artit të rrugës si një simbol të fitores sonë”, tha guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba.

Një nga pikturat murale tregon një fëmijë që zvarrit babain e tij, ndërsa një tjetër tregon një plak duke bërë banjë.

Policia publikoi imazhe të murit të verdhë në Hostomel me një copëz të madhe të prerë në tulla. Një numër personash u arrestuan në vendin e ngjarjes, thanë ata.

Lufta e Rusisë në Ukrainë është tani në muajin e saj të 10-të. Forcat e Moskës u tërhoqën nga rrethi i Kievit në fazën e parë të luftës, por luftimet vazhdojnë në lindje dhe jug./KultPlus.com

Të ngjajshme