Ndërroi jetë Sir Roger Scruton, filozofi më i njohur anglez

12 Janar, 2020 - 10:20 pm

Ka vdekur Sir Roger Scruton, filozofi i njohur konservator anglez. Scruton, dergjej nga kanceri prej kohësh derisa vdiq sot, siç ka njoftuar familja e tij, paqësisht.

Roger Scruton kishte lindur më 1944 dhe ishte 75 vjeç. Scruton qe një filozof shumë aktiv që nga vitet ’70-të. Ai njihej sidomos për filozofinë e estetikës.

Roger Scruton, i cili mbante dhe titullin fisnik anglez “Sir”, të akorduar nga Mbretëresha Elizabetë, njihej si një konservator i madh dhe si përkrahës i politikave të djathta.

Madje një nga veprat e tij të përkthyera në shqip mban titullin, “Si të jesh i djathtë”. Ai pati thënë se ishte bërë konservator pas protestave studentore në Paris, në maj të 1968-ës, pasi që siç ishte shprehur ai, kishte ardhur në përfundim që ishte më mirë të konservoheshin se sa të shkatërroheshin vlerat e Perëndimit, transmeton KTV.

Një tjetër vepër e Scrutonit e sjellë në shqip nga Spartak Ngjela, është vepra madhore “Filozofia moderne: nga Aristoteli te filozofia analitike”, me ç’rast Scruton kishte ardhur në Tiranë për promovimin e këtij libri./KultPlus.com

Të ngjajshme