17 Dhjetor, 2021 - 4:49 pm
Leonard “Hub” Hubbard, ish-basisti i Roots, i cili kaloi 15 vjet në kolektivin e Filadelfias, ka vdekur në moshën 62-vjeçare, transmeton KultPlus.
ABC 6 i Filadelfias raportoi për herë të parë vdekjen e Hubbard të enjten. Philadelphia Inquirer ka shtuar se shkakui vdekjes ishte mieloma e shumëfishtë, një lloj kanceri i gjakut.
“Hub” po luftonte me kancerin që nga viti 2007, në të njëjtin vit kur u largua nga Roots. “Kjo ndodhi shpejt,” tha gruaja e tij, Stephanie Hubbard, për ABC 6. “Ai nuk vuajti shumë.”
Stephanie Hubbard i tha ABC 6 se Hubbard u shtrua në spital të mërkurën mbrëma, duke shtuar se ai ishte “energjik dhe i lëvizshëm” përpara se papritmas të mos ishte në gjendje të lëvizte.
“Është e rëndë që ne i themi lamtumirë vëllait tonë Leonard Nelson Hubbard”, shkroi grupi në një deklaratë. “Tranzicioni yt le të sjellë paqe në familjen tënde, miqtë e tu, fansat dhe të gjithë ata që të donin. Pusho në Melody Hub.”-thuhet tutje në njoftimin e tyre./KultPlus.com