Ndizen fenerët në Stadiumin Olimpik në Amsterdam për të sëmurët me kancer

30 Dhjetor, 2019 - 11:46 pm

Mijëra fenerë janë ndezur në Stadiumin Olimpik në Amsterdam për edicionin e katërt të  një fushate nga Shoqata Holandeze e Kancerit.  

Me shfaqjen e jashtëzakonshme, organizata shpreson të rrisë vetëdijen për njerëzit që janë të sëmurë me kancer.

Çdo fanar ka emrin e një personi që lufton me kancerin ose i cili ka humbur betejën me sëmundjen vdekjeprurëse. 

Imazhet mahnitëse tregojnë rreshtat e fenerave të vendosur në një formë zemre në mes të stadiumit, me shkëlqim në errësirë.

Disa nga të dritat e mrekullueshme tregojnë se njëri prej organizatorëve po kalon nëpër rreshtat e dritave në vendin ku edhe u mbajt eventi.

Shoqëria Holandeze e Kancerit është themeluar në vitin 1949 dhe ka zhvilluar eventin me fanar për tre vitet e fundit./syri.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme