Në Ferizaj po organizohet kuizi online i fëmijëve për bursa, apliko tani

29 Janar, 2020 - 12:14 pm

A dëshironi që fëmija juaj të testoj njohuritë e tij në fushën e teknologjisë dhe të shpërblehet me bursë për të ndjekur kurset më atraktive të programimit, animacionit dhe robotikës në Qytetin e Ferizajit?

Universum Digital Academy ka lansuar kuizin online për të gjithë fëmijët që dëshirojnë të testojnë njohuritë e tyre në teknologjisë dhe të hyjnë në garë për përfitim të BURSAVE deri në 50%, për pjesëmarrje në Kurset e Universum Digital Academy. FITO 50% BURSE, BËHU PJESË E KURSEVE MË ATRAKTIVE TË UNIVERSUM DIGITAL ACADEMY. Linku i kuizit https://bit.ly/2GrkRYK

E rëndësishme është që përfitues do jenë të gjithë pjesëmarrësit! Përqindja e bursës që do fitoni varet nga përgjigjet e sakta që do jepni poashtu ju fitoni 10 pikë bonus për çdo shok/shoqe që e referoni të jetë pjesë e kuizit.

Universum Digital Academy ofron kurse 1 vjeçare të programimit, animacionit dhe robotikes për fëmijë të moshës 6-18 vjeç.Ndërsa mësojnë, fëmijët ndërtojnë mini-lojëra, zgjidhin enigma, krijojnë projekte kodimi dhe kompletojnë misione, kreativiteti është një nga aftësitë më të rëndësishme që ata zhvillojnë. Plotëso kuizin tani https://bit.ly/2GrkRYK
PROGRAMI I AKADEMISË MBËSHTETET NË PROJECT-BASED LEARNING (PBL)

Për më shumë informata rreth kuizit dhe kurseve nga Universum Digital Academy kontakto [email protected] apo +383 45 652 166;/KultPlus.com

Të ngjajshme