Në Gjakovë do të shënohet 35 vjetori i Deklaratës Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës

27 Qershor, 2025 - 2:43 pm

Lili Pylla

Deklarata Kushtetuese e Kosovës, e miratuar nga Kuvendi i atëhershëm më 2 korrik 1990, shënon një dokument të rëndësishëm politiko-juridik, që shprehte aspiratën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe për shqiptarët në rajonin e Ballkanit. Deklerata zhvlerësoi Rezolutën e Konferencës së Prizrenit, të 10 korrikut 1945, me të cilën Serbia, pasi që kishte anuluar me gjak Rezolutën e Bujanit, e aneksoi Kosovën.

Për të shënuar përvjetorin e kësaj Deklarate Shoqata e Intelektualëve “Jakova” do të organizojë një tryezë me temën: “2 Korriku 1990 – Deklarata Kushtetuese si gurthemeli i shtetësisë së Kosovës”, në të cilën do të marrin pjesë, ish kryetari i Kuvendit z. Iljaz Ramajli, pastaj z. Muharrem Shabani, lexuesi i Deklarates dhe disa ish delegatë të tjerë.

Kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova’, z. Ruzhdi Sefa ka thënë se temën bosht do ta mbajë Mr. Sci Lorik Lipoveci ndërsa në temën: “Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë në vitin 1989-1990 do të flaës dr. Gëzim Lipoveci- ish Deputet. “Organizimi i mbledhjes së 2 Korrikut 1990”, është tema për të cilën do të flaës z. Ruzhdi   Bakalli. Në temën: “Shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 Korrik 1990, vendimet e marra”, do të flaës z. Muharrem Shabani – ish deputet. “Ndikimi dhe jehona e Deklaratës Kushtetuese të Kosovës më 2 Korrik 1990 në hapësirën jugosllave dhe botën demokratike”, do të flaës z. Fehmi Nallbani ish deputet dhe “Rëndësia Historiko-Juridike e Deklaratës Kushtetuese për shtetësin e Kosovës”, do të flaës z. Iljaz Ramajli ish Kryetar i Kuvendit.

Pëndryshe në marsin e 1989-ës, qeveria jugosllave në Beograd vendosi të suprimojë autonominë që kishte Kosova dhe Metohia deri në atë kohë, si element konstituiv i Federatës me të drejtë vetoje. Autonomi e cila i ishte dhënë me Kushtetutën e vitit 1974. Njëkohësisht, në atë kohë, një deklaratë të ngjashme kushtetuese kishte nxjerrë Parlamenti i Sllovenisë që po ndahej prej Jugosllavisë. E kishin nxjerrë dhe disa parlamente të vendeve Balltike, që ishin në kuadër të Bashkimit Sovjetik, si Lituania dhe Estonia.

Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të punimeve të Kuvendit, më 1 korrik 1990, regjimi i Beogradit synonte organizimin e një referendumi për Kushtetutën e re serbe, të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpalljen e shtyrjes së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmëruar për 2 korrik, e për të cilën delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për shpalljen e Deklaratës Kushtetuese.

Tryeza tematike do të mbahet më 1 korrik, ora 12:00 në Gjakovë. / KultPlus.com

Të ngjajshme