Në Gjenevë vazhdojnë protestat kundër racizmit

12 Qershor, 2020 - 7:30 pm

Rreth 10,000 njerëz demonstruan në Gjenevë të martën kundër racizmit dhe dhunës policore. Ngjarja përkon me ditën e fundit të funeralit të George Floyd, afrikano-amerikani i vrarë nga një polic i bardhë.

“Heshtja vret”, “Unë jam e zezë, unë ekzistoj” ose “Pa drejtësi, nuk ka paqe”, janë disa nga shkrimet që mund të lexohen në pankartat e mbajtura nga demonstruesit, sidomos të rinjtë, të cilët iu përgjigjën apelit të Black Lives Matter një organizatë e krijuar nga Zvicra romande,  e krijuar pas vrasjes së George Floyd më 25 maj në Minneapolis.

“Ne marshojmë së bashku për një botë më të mirë, ku pabarazia racore nuk ka vend,” tha një nga organizatorët e rinj, i duartrokitur nga turma.

Manifestuesit gjithashtu denoncuan racizmin dhe dhunën e policisë edhe në Zvicër.

Demonstrata është e para në Gjenevë që nga lehtësimi i masave kundër koronavirusit.

Për të zbatuar rregullat, njerëzit ishin të ndarë në grupe prej 300 vetësh, aq sa janë të lejueshme sot tubimet.

Shumica e të pranishmëve mbanin maska ​​dhe përdornin denzifektant për duart.

Protesta të ngjashme ka patur tashmë në Neuchâtel, Biel, Bern, Basel, Zyrih dhe Lausanne. /KultPlus.com

Të ngjajshme