Në Kinë zbulohen rrënoja të pallatit perandorak Tang në Xi’an

6 Tetor, 2020 - 4:25 pm

Një sërë rrënojash të ruajtura mirë arkeologjike, që i përkasin një ndërtese me tarraca që daton nga dinastia Tang, që ka sunduar Kinën nga viti 618 deri më 907-n, janë zbuluar në provincën veriperëndimore të Kinës Shaanxi.

Të njohura si Pavijoni Chaoyuan, mbetjet përbëjnë një grup strukturash që i përkasin Pallatit antik Huaqing, një nga rezidencat kryesore perandorake të vendosura në Malin Lishan të Xi’an, kryeqendra e Shaanxi.

Sipas Institutit të Provincës lokale të Arkeologjisë, i cili ka kryer gërmime në vend që nga viti 2018, zbulimi nxori paraqitjen e ndërtesës, elementët përbërës dhe metodat e ndërtimit.

“Gërmimet arkeologjike kanë konfirmuar se ky është pallati i vetëm me tarraca që daton nga dinastia Tang e zbuluar ndonjëherë dhe se ishte ndërtuar me teknikat më të mira të ndërtimit të njohura në atë kohë”, shpjegoi Xing Fulai, një studiues në Institut./ KultPlus.com

Të ngjajshme