“Në Kosovë i zbritet dënimi për vrasjen e gruas, në Gjermani dënohet me burg të përjetshëm”

14 Shtator, 2020 - 12:15 pm

Kanë nisur reagimet pas vendimit të sotëm të Gjykatës Themelore në Gjakovë ku për herë të dytë ka marrë vendim ndaj të akuzuarit Pjetër Ndrecaj, kësaj radhe Ndrecaj është dënuar me 24 vjet e 6 muaj burgim.

Për vrasjen e gruas dhe vajzën 9 vjeçare, Pjeter Ndrecaj në mars të vitit 2019 ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore në Gjakovë për ulje dënimi, ka nxitur reagimin e shumë njerëzve të cilët këtë e shohin vetëm si nxitje të dhunës e jo si dënim.

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi e cila shprehet e shqetësuar për ngjarje të tilla në vendin e saj, ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku edhe ka bërë dallimin mes dënimit që është bërë në Kosovë dhe në Gjermani, ku në të dyja rastet bëhet fjalë për vrasjen e gruas.

“Në Kosovë i zbritet dënimi kurse në Gjermani të jeni të bindur që nuk do i zbritet kurrë ai dënim por do qelbet në burg ashtu siç edhe e meriton!”, ka shkruar Kajtazi.

Ajo gjithashtu pret që të reagojnë të gjitha gratë e sidomos gratë deputete.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Fort ju paska penguar disave mënyra se si jam dukur në video dmth nuk ju ka interesuar mesazhi ose ajo se çfarë kam folur në atë video por ju ka interesuar se çfarë kam veshur, edhe pse e kam bërë shumë të qartë që po flas nga provat, ( nëse shumë nga ju që keni fyer e kuptoni se çfarë i bjen ajo fjalë, ose e kuptoni fjalën Teatër ose Operë, nuk e besoj që i njihni këto terme sepse nuk keni qenë në gjendje as të shkruani si duhet!

Gjithësesi duke ju injoruar e duke vazhduar jetën para, sot lexova një lajm tjetër shokues!!!! Vrasësit i cili vrau edhe gruan edhe vajzën me kallashnikov ja paskan zbritur denimin!!!! Kjo është arsyeja pse kam reaguar kjo është arsyeja pse do reagoj gjithmonë e kjo është arsyeja pse unë pres që edhe shumë gra tjera që kanë një platform të reagojn, e sidomos ju deputete të dashura, reagoni, zgjohuni!!!!

Bëjeni dallimin e këtyre dy fotove!!!!

Në Kosovë i zbritet dënimi kurse në Gjermani të jeni të bindur që nuk do i zbritet kurrë ai dënim por do qelbet në burg ashtu siç edhe e meriton! / KultPlus.com

Të ngjajshme