Në kuadër të 28 Nëntorit, vjen edicioni i parë i Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit “Boletini n’plis të bardhë”

24 Nëntor, 2023 - 1:30 pm

Në kuadër të festës së 28 Nëntorit po vjen edicioni i parë i Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit “Boletini n’plis të bardhë”.

Festivali do të dhurojë emocione pasi në skenë do të shfaqen performanca të rralla folklorike nga grupet mbarëkombëtare.

Përveç Ansambleve nga trojet e ndryshme, do të ketë edhe mysafirë të veçantë, artistët e mrekullueshëm si Arif Vladi dhe Hysni Klinaku.

Festivali mbahet në sallën e sporteve OMISPORT, që ndodhet prapa objektit të Komunës në Mitrovicës, nesër e pasnesër, pra me 25 dhe 26 nëntor 2023, duke filluar nga ora 17:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme