Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin prestigjioz francez, studentja e Kolegjit Universum përfiton bursë studimi në “Science Po Rennes” (Dokument)

15 Qershor, 2022 - 1:28 pm

Kolegji Universum lider i mundësive reale ndërkombëtare për studentë. Në kuadër të marrëveshjes së Kolegjit Universum me Universitetin prestigjioz francez “Sciences Po Rennes”, studentja e Kolegjit Universum Genta Hajdari ka fituar bursë të plotë për studime në Francë (dokumenti i bashkangjitur).

Genta është studente e Programit Master në Diplomaci dhe si shumë studentë të tjerë të Kolegjit Universum do ti vazhdoj studimet në   “Sciences Po Rennes” një nga 10 institutet e shkencave politike në Francë, që konsiderohet nga shkollat më madhështore në botë.

Shumë krerë shtetëror kanë diplomuar në”Sciences Po Rennes” si Chandrika Kumaratunga, ish President i Sri Lanka, Sir Austen Chamberlain – Sekretar i Shtetit për Punët e Jashtme dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, Pierre Trudeau – Kryeministër i Kanadasë, Rainier III – Princi i Monakos, Pierre Werner – Kryeministër i Luksemburgut, Esko Aho – Ish Kryeministër në Finlandë. Dhe presidentët francez Emmanuel Macron, François Hollande, Jacques Chirac, François Mitterrand, Georges Pompidou dhe shumë emra të tjerë të njohur.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri më tani, ka shkëmbyer 655 pjesëmarrës në 115 universitete në 26 shtete të Evropës.

Për informata shtesë kontakto Kolegjin Universum në [email protected], ndiqni faqen në facebook & instagram apo telefononi në +383 44 144 062. / KultPlus.com

Të ngjajshme