Në mes të New York-ut shfaqen fotografi të luftës së fundit në Kosovë

24 Tetor, 2023 - 10:22 am

Në qendër të New Yorkut është parë një kamion që shfaq reklama të ndryshme.

Në mesin e shumë reklamave ka zënë vend edhe një pjesë e fotografive që janë realizuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë kamion shihet fotografia e nënës kosovare duke e ushqyer më gji vajzë ne saj derisa ishte pjesë e kolonës që po e lëshonin Kosovën dhe fotografia e një babai që po qante derisa në dorë mbante fotografinë e fëmijës së tij.

Video është shpërndarë nga ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla.

“Faleminderit New York”, ka shkruar Haradianj-Stublla në platformën X. / KultPlus.com

Të ngjajshme