Në përvjetorin e luftës në Ukrainë, Komuna e Prishtinës thirrje për paqe nëpërmjet pëllumbave

24 Shkurt, 2023 - 1:04 pm

Komuna e Prishtinës ka mbajtur sot seancë solemne në mbështetje të popullit të ukrainës. Kjo mbledhje erdhi në njëvjetorin e luftës në Ukrainë.

Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të Ukrainës, ndërsa u kërkua që bashkësia ndërkombëtare ta ndihmojë këtë shtet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përshëndeti përzemërsisht gazetarët ukrainas që janë duke u strehuar në Kosovë teksa shtoi se është kënaqësi që kryeqyteti të jetë vend nikoqir për ta.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që kryeqyteti është nikoqir i këtij grupi të gazetarëve ukrainas që po kalojnë një gjendje të rëndë si pasojë e Rusisë. Ky agresion ka sjell dhimbje, dëbim e edhe viktima nga Ukraina ku miliona ukrainas kanë ikur nga vendi i tyre për t’i ikur luftës”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, në këtë ditë, u lëshuan edhe pëllumba si simbol i paqes, lirisë dhe drejtësisë.

I pari i kryeqyetit, Përparim Rama ëhstë shprehur se në këtë ditë nderojmë qëndresën, trimërinë e popullit ukrainas.

“365 ditë!

Nderojmë një vit qëndrese, trimërie dhe njerëzimi.

Një vit i Ukrainës së bashkuar.

Një vit i atyre që e bënë realitet besimin dhe shpresën.

U bashkuam sot në Kuvendin Komunal të Kryeqytetit, ku me prezencën e tyre na nderuan edhe Ambasadori i 🇺🇸, Sh.T.Z Jeff Hovenier, Përfaqësuesi Special i 🇪🇺, z. Tomáš Szunyog, Ambasadori 🇩🇪, Sh.T.Z Jörn Rohde dhe gazetarët e 🇺🇦rezident në 🇽🇰, për të shprehur mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës.

#Prishtina qëndron me Ukrainën!

Për paqen. Për lirinë. Për drejtësinë!

JEMI ME JU!”, shkruan Rama. / KultPlus.com

Të ngjajshme