Në prag të festave, artistët e Cirkut Kombëtar vizitojnë shtëpinë e fëmijëve ‘Zyber Hallulli’

27 Dhjetor, 2021 - 11:00 am

Cirku Kombëtar si çdo prag festash është gjithmonë pranë fëmijëve.

Artistët e Cirkut Kombëtar ishin pranë të fëmijëve të shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë, për të dhuruar gëzim dhe atmosferë në prag të festave të Fundvitit.

Në Qendrën Multifunksionale TEN artistët e cirkut performuan numra të ndryshëm shpejtësie dhe akrobatike duke krijuar një atmosferë festive dhe argëtimi për fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”.

Ata ndanë dhe plot dhurata nga Babagjyshi për festat e Fundvitit./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme