Në Prishtinë u shënua 30 vjetori i Konventës Ndërkombëtare për të Drejta të Fëmijës

20 Nëntor, 2019 - 6:56 pm

U shënua 30 vjetori i Konventës Ndërkombëtare për të Drejta të Fëmijës. Aktviteti në fjalë u drejtua nga vetë fëmijët ku Rea pjesë e Respect Our Right (grup monitorues i fëmijëve mbeshtetur nga Save the Children) dhe Riadi, aktivist në Unicef prezentuan një historik të shkurtër të konventës.

“Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja e vetëdijës për zbatimin e të drejtave të fëmijës dhe një mundësi për të diskutuar rreth të drejtave të fëmijës në Kosovë. Në këtë takim moren pjesë Drejtori vendor i Save the Children në Kosovë, Udhëheqësi i zyrës së UNICEF, Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, Ambasadorja e Luksemburgut, znj. Natacha Gomes, Ambasadori i Austrisë, Mr. Cristoph Weidinger, Udhëheqësi i Zyrës së Qeverisjës së Mirë, Habit Hajredini

Gjatë këtij takimi, drejtori vendor i Save the Children në Kosovë z.Ahmet Kryeziu u shpreh se: ”në Kosovë ka shumë sfida për t’u realizuar të drejtat e fëmijëve dhe dita e sotme ofron një mundësi për qeverinë, shoqërinë civile, për prindërit e fëmijët që të reflektojnë mbi arritjet dhe sfidat në zbatim dhe jetësim të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”, thuhet në njoftimin e Save The Chlidren në Facebook.

Ky aktivitet u bashkë-organizua nga Save the Children, UNICEF, SOS Fshati, dhe Europe House. / KultPlus.com

Të ngjajshme