Në Rahovec vazhdon festa e madhe edhe sot

18 Gusht, 2019 - 12:04 pm

Festë e madhe dhe me mijëra pjesëmarrës po vazhdon në Rahovec, ku po mbahet “Hardh Festi”.

Kjo është dita e tretë dhe e fundit e Festes së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, ku nga ora 10:00, është hapur panairi i rrushit, rakisë, verës dhe gastronimisë.

Ndërsa, turistët do të kenë mundësi të përjetojnë udhëtimin me tren në pjesët më të bukura por edhe vjeljen e rrushit.

Gjithashtu do të ketë edhe DJ të ndryshëm dhe aktivitete për fëmijë por edhe demonstrimi i pjekjes së rakisë rreth kazanit. Ndërsa, nga ora 18:00 do të mbahet aktiviteti “Hardh poezi”, në Muzeun e qytetit të Rahovecit.

Kurse, në mbrëmje pritet një atmosferë mjaft e mirë, pasi do të jenë grupe të ndryshme muzikore. /KultPlus.com

Të ngjajshme