Në Vlorë hapet qendra për rikuperimin dhe rehabilitimin e breshkave të detit

6 Dhjetor, 2022 - 8:58 am

Në qytetin e Vlorës ka hapur dyert qendra e rikuperimit dhe rehabilitimit të breshkave të detit.

Kjo qendër do të shërbejë për trajtimin e rasteve të breshkave të dëmtuara, si edhe promovimin e detit Adriatik dhe Jon si habitate me rëndësi për këto lloj specie detare.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bën të ditur se “qendra do të mirëpresë aktivitete të shumta, në kuadër të programit mbi edukimin mjedisor, si edhe do të shërbejë si një atraksion i ri në qytet, për turistët të cilët duan të kenë më shumë informacion mbi breshkat”.

Krijimi i qendrës u bë i mundur falë projektit Natural BLUE coAL-ITion, zbatuar nga Celim Albania, në bashkëpunim me VIS dhe Cesvi, financuar nga AICS Tirana .

Bregdeti shqiptar nuk është vetëm një pasuri për turizmin e detit dhe të rërës, por edhe një mundësi e shkëlqyer për shtimin e faunës së rrallë si breshkat e detit. Këto breshka janë lloje migratore dhe ato mund të përgjigjen ndaj ndryshimeve klimatike duke gjetur dhe përdorur habitate të reja për të folezuar, ushqyer dhe dimëruar./ atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme