Nebi Qena emërohet menaxher i agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’

2 Shkurt, 2023 - 1:16 pm

Gazetari Nebi Qena është emëruar si menaxher i agjencisë së lajmeve Associated Press në Uashington, D.C, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Garentina Kraja duke njoftuar përmes rrjeteve sociale.

“Nebi Qena është menaxheri i ri i detyrave kombëtare të fundjavës. Nebiu ka qenë producent senior për Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Gazën që nga viti 2015 dhe ka drejtuar dhe koordinuar mbulimin të një sërë historish të mëdha duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës vitin e kaluar”.

“Ai ka mbuluar konfliktin në Siri dhe Kosovë po ashtu, dhe njihet për qetësinë e tij nën presion në një profesion me stres të lartë. Nebi është një menaxher i mrekullueshëm i videove, veçanërisht në situatat e fundit të lajmeve, dhe ne jemi të ngazëllyer që ai t’i bashkohet operacionit të ShBA-së. Ai do të jetë i vendosur në Uashington, D.C”, thuhet në postimin e saj.

Qena më herët ka ushtruar pozitën e gazetarit pikërisht në Associated Press. /KulTPlus.com

Të ngjajshme