Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Memorialit të komandant “Drinit”

3 Dhjetor, 2019 - 11:48 pm

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Memorialit të komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha –“Drini”.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 139.509,19 euro.

Memoriali do të ndërtohet nga operaturi ekonomik “ALBOSS”SH.P.K. nga Grekovci i Suharekës, shkruan “PrizrenPress”, njofton KultPlus.com.

Komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë. Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit. /KultPlus.com

Të ngjajshme