Nënshkruhet Konventa e Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik

19 Maj, 2021 - 10:27 pm

Ambasadorja e Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, Albana Dautllari nënshkroi me zv.Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, Bjorn Berge, “Konventën e Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar)”.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti ku thekson se kjo Konventë hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga Shqipëria. Ajo e cilësoi një lajm të mirë për kinematografinë shqiptare.

Ajo siguron një bazë ligjore dhe financiare për bashkëprodhimin e filmave me metrazh të gjatë që përfshijnë kompani prodhimi të krijuara në tre ose më shumë shtete palë.

Shqipëria është vendi i 35-të që ka nënshkruar Konventën./atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme