Nënshkruhet marrëveshja e grantit 34 milionësh mes Kosovës dhe USAID’it, Hovenier: Manifestim i përkushtimit tonë ndaj Kosovës

15 Shtator, 2023 - 1:05 pm

Është nëshkruar marrëveshja e grantit për objektiva zhvillimore mes Kosovës dhe USAID’it në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarëve.

Në emër të Kosovës ka nënshkruar Presidentja Vjosa Osmani, ndërsa në emër të USAID’it, U.D drejtoresha e USAID’it, Kerry Monaghan Hogler.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Pas përfundimit të këssaj ceremonie, Osmani dhe Hovenier janë deklaruar për media.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe USAID-it tha se sot u nënshkrua marrëveshja prej më shumë se 34 milionë dollarësh për të mbështetur aktivitetet e shumta të USAID-it në Kosovë.

Hovenier theksoi se me këtë konfirmohet partneriteti afatgjatë dhe i qëndrueshëm i SHBA-së me popullin e Kosovës.

“Ky është manifestim i përkushtimit tonë ndaj popullit të Kosovës”, tha Hovenier. / KultPlus.com

Të ngjajshme