Nënshkruhet memorandum i bashkëpunimit në fushën e sportit mes Kosovës dhe Polonisë

26 Shtator, 2023 - 7:55 pm

Zëvendësministrja Daulina Osmani dhe ministri i Sportit dhe Turizmit në Poloni, Kamil Bortniczuk, sot kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit i cili ofron një kornizë të përgjithshme për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sportit.

Bashkëpunimi i dy shteteve në fushën e sportit u jetësua zyrtarisht pas dakordimit të palëve për thellimin e tij, nga takimi që u realizua në Krakovë në kuadër të Lojërave Evropiane në qershor të këtij viti.

Nënshkrimi u realizua në qytetin Zakopane të Polonisë, në kuadër të Kongresit të Dytë Evropian të Sportit dhe Turizmit ku zëvendësministrja do të marrë pjesë si paneliste në diskutimin e së nesërmes mbi diplomacinë sportive./KultPlus.com

Të ngjajshme