Nesër mbahet Konferenca Rajonale për Hapësirat Mësimore në Arsim

20 Tetor, 2022 - 11:35 am

Kolegji AAB, në bashkëpunim me partnerët implementues të projektit “Hapësirat Mësimore në Arsimin e Lartë” ka organizuar Konferencën Rajonale të financuar nga fondet e programit Erasmus Plus të Komisionit Evropian.

Konferenca do të mbahet të premten me 21 tetor, nga ora 09:00, ndërsa do të trajtojë çështjen e ‘’Hapësirës mësimore në arsim’’, një temë që nuk është trajtuar më herët në vendin tonë.

Krahas konferencës do të zhvillohet edhe një simpozium i veçantë që do të trajtojë aspektin e hapësirave në arsim me fokus në arsimin e lartë.

Në konferencë do të marrin pjesë dhjetëra të ftuar nga shtetet evropiane dhe rajoni, ndërsa në mesin e folësve kryesorë të kësaj konference do të jenë emra të njohur të shkencës si:

–           Pablo Campos Salvo-Sotelo nga Universiteti Politeknik i Madridit, Spanjë;

–           Prof.dr. Theodore Leiber nga EA Baden-Wurttemberg, Gjermani;

–           Dr. James Williams nga Birmingham City University, Britani e Madhe;

–           Maria João Pires da Rosa, University of Coimbra, Portugali,

–           Prof.dr. Bardhyl Musai nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri, etj… / KultPlus.com

Të ngjajshme