Nesër në Prishtinë fillon ‘XP Game Fest 2022’

26 Maj, 2022 - 5:45 pm

Në Amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” nga 27 deri më 29 maj do të mbahet festivali i lojërave i elektronike “XP Game Fest 2022”.

Edicioni i viti 2022 vjen me katër turne, Game Developers Showcase dhe shumë aktivitete të tjera.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe Game Developers Showcase ku krijuesit e lojërave do ta kenë mundësinë t’i shfaqin lojërat që i kanë krijuar, të cilat do të jenë të hapura për vizitorët për t’i provuar. Individët dhe entitetet që do t’i sjellin lojërat e tyre janë: Lekë Sahatqija, ICK, Shkolla Digjitale, Prisma Games, Zonda, Endi Haxhiu dhe VR Drive Kosova.

Top 8 ekipet nga CS:GO, Top 4 ekipet nga Dota2, Top 16 lojtarët nga FIFA dhe Tekken Tournament do të ndeshen gjatë këtyre tre ditëve. Ndeshja e parë fillon të premten nga ora 13:00 me CS:GO ndërsa ekipet pjesmarrëse janë kryesisht të Kosovës dhe disa ekipe nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia./ KultPlus.com

Të ngjajshme