1 Shtator, 2025 - 2:05 pm
Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen ditën e martë, datë 2 shtator, në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Ishte e bija e regjisorit të ndjerë, Juna Anagnosti e cila shkroi në profilin e saj në rrjetet sociale për organizimin e homazheve në TKOB, prej orës 10.00 – 13.00.
Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, mbylli sytë përgjithmonë, ditën e sotme, pas një sëmundjeje të gjatë. Më herët, e bija, shkroi online “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!”
Në respekt të thellë, ndaj figurës së shquar e trashëgimisë që la pas Anagnosti, intitucione dhe personalitete të shumta reaguan fill pas këtij lajmi të hidhur./atsh/KultPlus.com