Nesër nis edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

14 Gusht, 2022 - 10:40 pm

Edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të fillojë të hënën më 15 gusht.

Nesër do të bëhet hapja solemne e këtij edicioni jubilar, me fillim nga ora 11 në Bibliotekën Universitare.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Punimet e këtij seminari do të zgjasin deri më 26 gusht./ KutPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme