займ на карту онлайн потребительский кредит

Nesër nis edicioni i katërt i ‘Green Festival’

31 Tetor, 2019 - 5:15 pm

Nesër në Prishtinë do të fillojë edicioni i katërt i ‘Green Festival’, e cila është ngjarja më e madhe që i dedikohet sektorit të gjelbër në Kosovë. Kjo ngjarje do të mbahet për dy ditë me radhë në sallën “1 Tetori”.

Ky festival ka për qëllim kryesor rritjen e tregjeve dhe promovimin e bizneseve në fushën e energjisë solare, atë efiçiente dhe të riciklimit.

Në këtë festival do të marrin pjesë mbi 40 kompani vendore do të prezantojnë produktet e tyre, ku këtë vit risi do të jetë prezantimi i kompanive ndërtuese me projekte dhe ide inovative të lagjeve moderne që promovojnë jetesën eficiente ‘Green’.

Pjesë e këtij festivali janë aktivitetet paralele dhe forumet e gjelbra ku ekspert ndërkombëtarë dhe vendor do të diskutojnë trendet më të fundit në fushën e ekonomisë së gjelbër, shkruan kallzo.com, përcjell albinfo.ch

Ky edicion do të fokusohet në: Teknologjinë e gjelbër dhe inovative, Energjinë e rinovueshme, Urbanizimin e qëndrueshëm, ndërtimin dhe dizajnin, Mbrojtjen e ambientit. /KultPlus.com

Të ngjajshme